RTK ia konfirmoi masën ndëshkuese – Gazetarja reagon pasi Pacolli u intervistua nga Prokuroria: S’di a u përgjigj aty se te unë jo

E publikuar: 30/01/2026 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Redaktorja e lajmeve qendrore në RTK, Blerta Foniqi Kabashi ka komentuar intervistimin e anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për keqpërdorim me subvencione.

Për këtë cështje, Fitore Pacolli ishte sfiduar me pyetje në një intervistë në RTK pikërisht nga gazetarja Foniqi-Kabashi.

Në shkrimin e saj në Facebook Foniqi Kabashi bëri të ditur se për koiçidencë, gjatë kohës sa Pacolli ishte sot në intervistim në Speciale, RTK jashtë çdo procedure ia konfirmoi masën ndëshkuese ndaj saj, anipse për këtë çështje Inspektorati i Punës kishte vendosur në favor të saj duke e gjobitur transmetuesin publik mr 2 mijë e 500 euro.

E plotë:

Fitorja sipas raportimeve qenka intervistu ne Prokurori per grantet e dajes, vellait, ndoshta edhe per te baxhanakut;

Nuk e di a eshte pergjigj aty, se te une jo se jo. Madje per koincidence, gjate kohes sa Fitorja paska qene ne intervistim, dje RTK kunderligjshem dhe jashte cdo procedure e paska konfirmu masen ndeshkuese ndaj meje, ani pse Inspektorati e ka denu me 2500 euro.

Por, demokracia s’ka me vdek ne kete vend.

Viva victoria