Rrustem Mustafa zë vendin e udhëheqësve, kërkon vënien e ligjit dhe rendit në vend

E publikuar: 27/07/2015 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Rrustem Mustafa, ka folur për vendosjen e ligjit në vend, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Të gjithë këtë ai e kishte titulluar si: NORMALIZIMI INSTITUCIONAL..!!, në një postim në rrjetin social Facebook.

Këtë e tha Mustafa:

Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shndërrohet në prioritetin e parë, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve në përgjithësi !
Tani duhet të kemi një fillim të suksesshëm të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si hapi i parë, vendimtar, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ndërtim/funksionim të shtetit sipas modelit perëndimor.