Rrustem Berisha: Vrasja e Agim Ramadanit një prej ditëve më të rënda të Koshares

E publikuar: 09/04/2025 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, ka thënë se vrasja e Agim Ramadanit ka qenë momenti më i rëndë në luftën e Koshares.

Ai ka treguar se lajmin për rënien e tij e kanë marrë përmes një radio lidhjeje që s’mund të përgjohej nga forcat serbe.

“Ka qenë 11 prilli, kur jemi ballafaquar me forcat serbe ata në sulm ne në sulm, por lajmi për vdekjen e Agimit e kemi përjetuar shumë rëndë. Kemi qenë të lidhur me emrin dhe veprën e tij. Është një prej ditëve më të vështira në luftën e Koshares”, ka thënë Berisha në T7.