Rrugëtimi unik i tifozit 70 vjeçar gjerman – me traktor për në Kupën e Botës në Rusi (Foto/Video)

E publikuar: 07/06/2018 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 1 milion turistë pritet të vizitojnë Rusinë gjatë Kampionatit Botëror të futbollit, me një pjesë të madhe të tyre të vendosur vetëm në Moskë.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, asnjëri prej vizitorëve nuk do të ketë një udhëtim të tillë sikurse një tifoz gjerman dhe qeni i tij besnik.

Bëhet fjalë për tifozin gjerman, Hubert Wirth, 70, i cili është parë duke ngarë një kamion të epokës së viteve 1920, atë që dëshmitarët e përshkruan si një “shtëpi me rrota”.

Dhe një veprim të tillë ai e ka marrë edhe pse do të duhej pak më shumë kohë se me transportet si aeroplani dhe vetura, pasi shpejtësia më e madhe e automjetit të tij duket të jetë jo më shumë se 30 kilometra në orë.

Në varësi të vendndodhjes së tij në Bjellorusi, tifozi gjerman mund të ketë deri në 1,000 kilometra më shumë për të udhëtuar përpara se të arrijë destinacionin e tij.

“Mënyra e tij e transportimit shkaktoi kënaqësi, befasi dhe, natyrisht, keqardhje; njeri i varfër, traktori është kaq i ngadalshëm”, ka thënë një dëshmitar.

Një tjetër dëshmitar e përshkroi traktorin si “një furgon birre por është në fakt një shtëpi me rrota”, duke xhiruar spektaklin si ajo e bëri rrugën e saj përgjatë kufirit polako/bjellorus.

Rusia e Kupës Botërore 2018 fillon më 14 qershor – kështu që ky është një tifoz i cili përballet me një garë të mirëfilltë kundër kohës për të qenë gati për fillimin. /Telegrafi/