Mediumi NEXTA, i njohur për raportim në luftën e Ukrainës, ka publikuar disa pamje të rënda.
Fotografitë e publikuara janë të qytetarëve të vrarë ukrainas në Bucha, një qytet afër Kievit.
Gjatë tërheqjes, forcat ruse kanë shtënë mbi civilët e pafajshëm. Rrugët janë mbushur me të vdekur.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, në rrugët e qytetit, janë evidentuar të paktën 20 trupa, dhe njëri prej tyre ka pasur duart e lidhura.