Shoferët në mbarë botën shpeshherë bëhen nervoz kur gjatë vozitjes ballafaqohen me pengesa në rrugë, siç quhen ndryshe “policë të vdekur” me çka edhe u duhet ngadalësuar shumë shpejtësinë.
Edhe pse ata kanë një funksion “fisnik” të rritjes së sigurisë, përcjell Telegrafi, ato ndikojnë negativisht në mekanikën e automjeteve, domethënë ua shkurtojnë jetën e amortizatorëve.
Por, në shumicën e vendeve, të tilla nuk ka shpesh – së paku me siguri jo aq shpesh sa në një rrugë të Kinës.
Siç edhe mund të shihet në pamje, bëhet fjalë për një rrugë në të cilën të tillë ka shumë shpesh – rreth 600 të tillë në vetëm 1 kilometër gjatësi.
Dhe për këtë, megjithatë nuk është thënë nëse ka ndonjë arsye të veçantë. /Telegrafi/
Do you dare to try this bumpy road? This one-kilometer stretch of road is full of speed bumps, which are placed every 1.5 meters apart pic.twitter.com/MixvzfYNQo
— Global Times (@globaltimesnews) September 13, 2017