Rruga e re, shqiptarët kalojnë në Britani përmes Gjermanisë

E publikuar: 30/05/2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ne i përzëmë, gjermanët ua lejojnë kalimin”. Emigrantët, – thotë e përditshmja britanike “Dailymail”, – kanë gjetur një mënyrë kalimi në Britani nga kufiri gjerman, siç ndodhi sipas saj me dy shqiptarë të deportuar pas mbërritjes me një anije mallrash në Immingham, në një kohë kur vetëm pak orë përpara se të zbrisnin në tokën angleze, ata kishin kaluar në Gjermani.

Janë një sërë të rinjsh shqiptarë, që lihen të lirë pa u ngritur akuza ndaj tyre, pas hyrjes së paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë që nisen nga porti i Cuxhavenit, pranë Hamburgut.

Dy personat e deportuar janë të moshës 22 dhe 24 vjeç. Policia gjermane është përpjekur t’ua ndalojë klandestinëve hapjen e një rruge të re drejt Britanisë, por nuk ka asnjë që të detyrojë ndjekjen penale të këtyre individëve, ndaj shumica urdhërohen të lënë vendin brenda 7 ditësh, megjithatë zyrtarët e zbatimit të ligjit e pranojnë se nuk ka ndonjë mënyrë realiste për t’i shtrënguar ta bëjnë vërtet një gjë të tillë.

Nuk janë të pakta rastet që personat e ndaluar një herë kapen sërish, duke tentuar të hyjnë vjedhurazi në port, me qëllimin të ngjiten në ndonje anije që niset drejt Anglisë. Cuxhaven është i vetmi port gjerman i lidhur drejtpërdrejt me të. Numri i personave të kapur gjatë 9 muajve të fundit është 65 vetë./tch/