20 euro pagesën nën dorë në kufirin serb dhe 100 euro në kufirin me Hungarinë dhe del në vendet e BE-së.
Kjo është shuma që të kërkojnë shoferët e autobusave që bëjnë linjën Prizren-Frankfurt me shqiptarë që shkojnë drejt vendeve të BE-së për të kërkuar më pas azil, pa respektuar një prej pikave të rregullores të lëvizjes në vendet e hapësirës Shengen.
Fiks Fare nisi dje një investigim për të treguar rrugën që ndjekin shqiptarët për të shkuar në vendet e Evropës.
Agjencitë e udhëtimit janë ato që të garantojnë dhe organizojnë këtë udhëtim drejt vendeve të BE-së, pa qenë e nevojshme të kesh me vete një sasi të caktuar erosh, apo pa patur prenotimin e hotelit. Mjafton të paguash biletën vajtje ardhje dhe të kesh me vete eurot që të duhen për të paguar nën dorë në kufi.
Një agjenci udhëtimi në Prizren, “Mimoza 93”, merr përsipër të gjithë këtë udhëtim
Gazetarët e Fiks fare u prezantuan si shqiptarë që duan të shkojnë në një nga qytetet e Gjermanisë për të kërkuar azil
Edhe pse punonjësi i agjencisë njihet me qëllimin e udhëtimit drejt Gjermanisë, i tregon sesi funksionon skema e kalimit në këtë shtet.
Ai i tregon se nuk është e nevojshme që të ketë euro për të deklaruar në kufi apo prenotim hoteli, siç e parashikon rregullorja, po r duhet të ketë 20 euro për në kufirin serb dhe 50-100 euro për njeri në Hungari. Këto janë pagesat që duhet të kryejnë, përveç biletës që kushton vajtje-ardhje 180 euro
Punonjësi i agjencisë u shpjegon qytetarëve se bileta duhet prerë vajtje ardhje pasi policët në doganën maqedonase nuk të lejojnë të kalosh pa biletën e kthimit. Çdo gjë e mirëllogaritur aq sa skema ishte e tille : në momentin që duhet të deklaronin paratë që kishin pasagjerët me vetë ne kufi një shumë të konsiderueshme në bazë të ditëve të qëndrimit në shtetin mik , ne rast të mos disponimit të kësaj shume ajo behej e mundur nga shoferi i autobusit të agjencisë. Gjithashtu shoferi i autobusit merr përsipër të flasë edhe me policët në kufi , ku kundrejt pagesës që vetë ata e vendosin , duke i future në pasaportë kalon.
Nisja për Frankfurt
Biletat gazetarët e Fiksit shkojne t’i marrin pranë agjencisë “Mimoza’ 93”. Në bashkëbisedimin e tyre kuptohet qartë se me çdo detaj është marr agjencia madje edhe për garancinë , një nga kushtet për tu plotësuar nëse udhëton në BE. Gjithashtu përfaqësuesi i agjencisë u shpjegon djemve edhe menyrën se si do të kalojnë kufirin maqedonas. Ata duhet të fusin biletën brenda pasaportës dhe t’ia japin policit kontrollor .
Në kufi të Kosovës me Maqedoninë pamjet tregojnë qartë sesi shoferi u tregon gazetarëve të fiksit se policët maqedonas kërkojnë nga 5 euro për person.
Dogana tjetër e radhës është ajo e Serbisë. Këtu procedohet ndryshe , shoferi i kërkon njërit prej djemve të mbledhi eurot në autobus nga 5 euro për person edhe këto “kafe për policët”. Pamjet tregojnë qartë mbledhjen e eurove si edhe shoferin që i numëron për siguri, pasi ato llogariten në bazë të pasaportave.
Pasi kalojnë edhe këtë doganë , radhën e ka ajo e Hungarisë. Por këtu ndryshon puna. Shoferi tashmë kur të gjithë pasagjerët bëhen gati për të vulosur pasaportat i njofton se duhet të paguajnë nga 100 euro, pasi kjo është shuma që paguhet në Hungari. Pas kryerjes së pagesës dhe vulosjes së pashaportave çdo gjë shkon rrjedhshëm autobusi niset drejt Frankfurtit ku edhe mbërrin në rregull pa asnjë problem.
Biseda e parë në agjencisë “Mimoza 93”
Fiksi – Kjo është agjenci Mimoza?
Punonjësi agjencisë – Po
Fiksi – Tani ne duam me ik në Gjermani
Punonjësi i agjencisë – Nga Maqedonia
Fiksi – Kanë kthyer njeri andej? Se nga Shqipëri , troç tani e ka bërë …
Fiksi – Tani ty s’të kanë kthyer njeri deri tani?
Punonjësi i agjencisë – Deri tash jo.
Fiksi – Ne për azil do të ikim
Punonjësi i agjencisë -Tash ju e caktoni vetë qytetin, nuk du me jua caktu unë qytetin.
Fiksi – Kush qytet është t’u mbajt apo s’e ke idenë?
Punonjësi i agjencisë- pfff…Ma shumë që shkojnë Frankfurt,Dyseldorf, Këln,Hamburg.
Fiksi – Sa shkon për në Frankfurt?
Punonjësi i agjencisë- Po biletën duhet me pre vajtje-ardhje se në Maqedoni nuk të lejnë me hi pa biletë vajtje-ardhje 180 euro.
Fiksi – Për gjermani desha me shku unë.
Qytetari –Dëgjo tani, jo se është ky burri këtu, se unë kam çu familjen time. Garancioni më i madh i kësaj kompanie, e keni me miliona për qind.O në Serbi, o në Hungari ta keni të këputme një herë nga 20 euro për person është minimalja që e marrin përveç granacisë që jua hedhin këto
Punonjësi i agjencisë- Shiko ça po të thom se nuk ia shpjegoj ma kërkujna.
Fiksi – Pse?
Punonjësi i agjencisë – I di arsyet e mia pse.
Qytetari – Ia thashë unë
Punonjësi i agjencisë -Nuk kam më ça të shpjegu ma shumë se unë nuk të çoj As me këmbë , e as.. se s’kam ndëmren dme hi në burg
Punonjësi i agjencisë – në Serbi s’ke problem. Mund t’ju këkrojnë 10 euro a 20 euro. S’ka ndodh, rrallë ka ndodh, rrallë e hiç. Në Hungari po të kërkoi lekë, i jep 50 deri në 100 euro mundet me t’i kërku.
Fiksi – Do t’i marrin?
Punonjësi i agjencisë-Po.
Fiksi – Po tashi. Po na i thuj që t’i dimë që të llogarisim edhe lekët që dokemi në xhep. Na i thuaj të gjitha si janë që të mos shkojmë aty e të ngelena se s’kena lek më i dhonë policit.
Qytetari 2 – 50 euro për person?
Punonjësi i agjencisë-Po.
Fiksi – Sa lekë duhet të kesh për person vëlla?
Punonjësi i agjencisë-O vëlla, për me deklaru nuk o problem.Ajo asht problemi ma i vogël, në botë që ekziston se po s’pate lekë me deklaru, të jep shoferi.për me dhonë. Ti mbaj veç sa me dhon në hungari, nqs të kërkojnë.
Fiksi – Ok, për lekë dmth për ashtu të jep shoferi?
Punonjësi i agjencisë – Shoferi bisedon me policin.
Fiksi – Po.
Punonjësi i agjencisë –Në qoftë se kërkon lekë, polici i thotë shoferit dhe shoferi të thotë ty që kaq lekë po kërkon, futi në pasaportë dhe ditën e mirë.
Fiksi – Kaq?
Punonjësi i agjencisë-Po.
Prizren, nisja nga agjenci “Mimoza ‘93” drejt Shkupit
Fiksi – Tungjatjeta
Fiksi –Kemi ardhur që në 9 pa një çerek.
Punonjësi i agjencisë – Për ku jeni?
Fiksi – Për Frankfurt
Punonjësi i agjencisë – Ok çuna, në rregull.
Punonjësi i agjencisë – Sa keni me vete (euro).
Fiksi – Po nga 200-300 euro.
Punonjësi i agjencisë -Mjaft keni, hiç pa merak
Qytetari – Po kështu, për rezervim hoteli që s’kemi bërë ne?
Punonjësi i agjencisë – Mos ki merak.
Kufiri me Maqedoninë
Shoferi i autobusit – Bëni gati pasaportat me fotografitë.
Fiksi – të gjithë nga Shqipëri jemi ne?
Shoferi i autobusit – Po.
Fiski – të gjtihë shqitparë i kishte dhe ai autobusi.
Shoferi – Jo,a i është për në Zvicër.
Fiksi – Të gjithë shqiptarë i kishte dhe ai?
Shoferi – Shqiptarë,për në Zvicër, Hamburg.
Fiski – Është hapur azili në Zvicër?
Shoferi – Po, po. Nja 3 autobusa janë nis sot.
Fiski – Janë dhe tre të tjerë përveç këtyre të dyve?
Shoferi – Po, po janë mbrapa.
Fiksi –Që janë mbrapa? Pesë autobusa vetëm sot?
Shoferi – Tre.
Fiksi – tre autobusa sot!
Kosove – Maqedoni
Shoferi 1- Ti për me hy në doganë të Maqedonisë duhet me hy prej Qaf Thanës
Pasagjeri -Kemi hy edhe nga Qaf Thana.
Fiksi – Duhet të hyjshe sot, dje.
Fiksi- Pse nuk lejohet të hysh nga Kosova ëëë?
Shoferi 1- Shko provoje a mund të çoj në Shqipëri a kund.
Fiksi – Po pse ka ligj ?
Shoferi 1 – Po pra, ka ligj.
Fiksi- Që nuk ke të drejtë të hysh Kosovë Maqedoni ?
Shoferi 1 – Po s’ke se nuk ke vulë, po tranziton nga Kosova
Pasagjeri- Po pse ato lekët që kanë marrë janë vetëm për atë që …?
Shoferi 2 – Ato i kanë marrë vetëm për kufi …
Këta të tonët nuk po kërkojnë se me kërku më mirë , kërkon lekë merrja vetë ( pasagjerit) dhe ec , ama s’po kërkon . Kurse këtu ( policet maqedonas) ai thotë menjëherë mbledhi ( eurot).
Fiksi – E nga sa euro kanë marrë ?
Shoferi 2 – Po nga 5 euro për shok.
Fiksi – Nga 5 euro?
Shoferi 2 – Aq janë, aq janë sa thua ti.
Fiksi- Të thotë ty me i mbledh lekët , nuk vjen me i mbledh vetë?
Shoferi 2 – Jooooo, po s’e ha ai me tërë ato kamera me hi me pa iiiiii… ai dhe veten e run, edhe mua më run, dhe ti kalon më shpejt. Sot ishte full nga 57- 60 ishin vetëm Shqipëri.
Fiksi- Sot?
Shoferi 2 – Po vetëm dy janë për Maqedoni.
Shoferi i autobusit 1- Kejt deshte me ju çu brenda me ju kontrollu juve.
Fiksi – Ky ëëë??
Shoferi 1 -Po more shefi . ( vjen shoferi i dytë) ky shoferi e ka një djalë axhe e shkoi i foli fill. shyqyr që e gjetëm një rrugë tash e po lirohemi. Uu bë mitë tash.
Shoferi i autobusit 1- Po mbledhim lekë.
Fiksi- Tani?
Shoferi i autobusit 1 – Po, ama durët poshtë nga 5 nga 5 euro meqë jemi numër i madh , veç dorën poshtë ëëë, sa të mundesh poshtë. po vjen , për vete i keni për ju.
Fiksi – Po po
Bashkëpunëtori i Fiksit – Sa veta jeni ju ?
Pasagjeri 1 – Jam 2, unë ta kam dhënë atje.
Bashkëpunëtori- Me kë je?
Pasagjeri 2- Jam vetëm , ku jemi ?
Bashkëpunëtori – Tek dogana tek daogana.
Bashkëpunëtori – Ja ku i ke , numëroi njëherë vetë tani për siguri. Më rregull?
Në doganë të Serbisë
Fiksi – A t’i mori lekët? T’i mori ëëë?
Shoferi 1 – Mos mor burrë bëjnë gjoja sikur vërejnë aty tani.
Kufiri me Hungarinë
Menaxheri i autobusit – Hungarezi i ka çmimet tjetër ndrysh.
Fiksi – Pse si i ka hungarezi ?
Menaxheri i autobusit – 100 euro, 100 euro
Fiksi – 100 euro për person?
Menaxheri i autobusit – po 100 Euro per person vetëm për të rritur, për fëmijë jo.
Pasagjeri- Qysh na nis ai qysh na nisi ne Prizren dhe na nis ne me dhanë 100 euro këtu . pse nuk thotë 400 euro ose 500 euro me kalu dhe i ke doganat e preme
Menaxheri i autobusit – Shumë mirë unë po të tregoj , shumë mirë unë po të sqaroj . 100 herë i kam thënë 100 herë , jo një herë. Kallzojau pasagjerëve që kanë më së pakti 180 euro gjendje për kufi, e ca kanë për me hangër e me pi ato i kanë më vete, 180 euro për kufi t’i kenë, të jenë të përgatitur.
Fiksi- Mbaj unë garanci për kalimin tuaj atje tha ( agjencia ).
Menaxheri i autobusit – Unë s’mujt me mbajt garanci që kaloj këtu rregullisht, s’mujt me të thënë , se vllaun unë e kam para tre autobusave , se ka me shku për Zvicër. para tre muj ditëve ma kanë kthy , ka kenë me mu s’kam pas ça me i bë
Fiksi – Po për punën e dokumentacionit a të kerkojnë?
Menaxheri i autobusit – 99 % të kërkojnë, 1 % s’të kërkojnë. Ishallah ju e keni atë 1% fat. Ecnii se shoferin e keni aty.