Alex Girad e ka bërë një rrotullim në ajër, pasi që ka kërcyer nga një shkëmb në Kanada.
Parashutisti 40-vjeçar, ia ka dalë të zbriste me sukses, megjithëse poshtë tij hapësira ishte me mjegull dhe pa dukshmëri, transmeton Telegrafi.
“Vendosa ta bëja këtë kërcim, por sa më shumë që i afrohesha cepit të shkëmbit, isha më i nervozuar”, ka thënë Girad lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni veprimin e tij të rrezikshëm, që nuk rekomandohet të provohet as nga profesionistët meqë pasojat mund të jenë serioze. /Telegrafi/