Rrotullimi i suksesshëm mbi një hapësirë të gjerë, deri në anën tjetër të pishinës (Video)

E publikuar: 14/04/2019 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adoleshenti nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar aftësitë e mahnitshme akrobatike, duke u rrotulluar mbi një hapësirë të gjerë pishine.

Pas një vrapimi të shkurtër, ai e nisi kërcimin që e përfundoi me sukses në skajin tjetër, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit janë të mrekullueshëm” shihej mbishkrimi në bluzën e tij, teksa ai i vendoste syzet pasi kreu këtë manovër.

Mënyra se si lëvizi, është pëlqyer shumë, ndërsa shumë shikues kanë pasur frikë se nuk do ta përfundonte si duhet. /Telegrafi/