Rrjeti Sizmik: Kosova u lëkund nga tërmeti i fuqishëm në Bosnjë e Hercegovinë

E publikuar: 23/04/2022 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një termet me magnitudë prej 5.9 sipas shkallës së Rihterit ka goditur Bosnje e Hercegovinën.

Rrjeti Sizmik i Kosovës ka konfirmuar se lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në qytete të Kosovës.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400 kilometra”, thuhet në njoftimin e tyre./InfoSot/