Rrjeti i drogës Shqipëri – Kosovë, arrestohet dhe pronari i servisit ku u sekuestruan 7 makina

E publikuar: 03/10/2017 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dy javësh në Kërkim, Policia e shtetit ka arrestuar sot edhe anëtarin e katërt të një rrjeti trafiku droge Shqipëri – Kosovë, pronarin e një servisi makinash në Lezhë. D. M , 49 vjeç, banues në Lezhë u arrestua në kuadrin e operacionit antidrogë “Deltar” të zhvilluar me datë 20.09.2017 ku u sekuestruan 25 kg 230 gr mariuanë, u sekuestruan 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas, drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit .

Policia njoftoi se D. M është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë. Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

OPERACIONI DELATAR

Policia e Shtetit zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Deltar “, falë të cilit kapi 25 kg kanabis dhe arrestoi në flagrancë, drejtuesin e këtij rrjeti të trafikut narkotikësh bashkë me 2 shtetas të tjerë transportues, kosovarë.

Policia njoftoi se është shpallur në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike dhe në vijim të procedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë, u sekuestruan 7 automjete.

Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Deltar”. Sekuestrohen 25 Kg 230 gr lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë Arrestohet në flagrancë drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut narkotikësh, 2 shtetas të tjerë transportues Shpallet në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike

Në vijim të procedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë, deri tani u sekuestruan në total 7 automjete Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Deltar”.

Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë dhe Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë

Këta 2 shtetas, në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volkswagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

https://www.dailymotion.com/video/x61h8gj#tab_embed

Në vijim të veprimeve policore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ilir Markvukaj, 41 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.

Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike. Po në këtë servis, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë. Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj

Vepra penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija. Veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 283 dhe 287 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.