Rrjedhje gazi në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës, asfiksohen disa fëmijë

E publikuar: 17/11/2017 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rrjedhje gazi në shkollën e Shupenzës në Bulqizë ka shkaktuar asfiksi për disa fëmijë në orën e mësimit.

Paraprakisht mësohet se të paktën 10 fëmijë janë shtruar në spital në spital, dhjetra të tjera janë me dhimbje koke dhe të vjella.

Shkak i rrjedhjes së gazit mësohet se ka qënë sistemi i ri i ngrohjes në shkollë që po provohej për herë të parë, kaldaja, pasi moti ishte ftohur.

Në shkollën 9-vjeçare janë mbi 100 nxënës që kanë lënë mësimin të trullosur, ndërkohë që ambulanca shkon e vjen në oborr për t’i dërguar në spitalin e Bulqizës ku po trajtohen me serum. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.