Rritje e fuqishme e ekonomisë kineze

E publikuar: 29/09/2021 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca ekonomike e Kinës është rritur ndjeshëm gjatë 70 vjetëve të fundit, me një PBB që u rrit nga 67.9 miliardë juanë (10.5 miliardë dollarë) në vitin 1952 në 101.6 trilionë juanë në vitin 2020, sipas librit të bardhë “Udhëtimi epik i Kinës nga varfëria në begati” i publikuar së fundi.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, përbën mbi 17 për qind të PBB-së globale. Në 11 vjetët e fundit, Kina ka qenë vendi më i madh prodhues në botë, me mbi 220 produkte kryesore industriale.
Kina gjithashtu renditet e para në botë për sa u përket tregtisë së mallrave dhe rezervës valutore, dhe e dyta në tregtinë e shërbimeve dhe tregun e konsumit.

Në librin e bardhë theksohet se është arritur një transformim historik nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme, duke pasur një rritje të PBB-së për frymë nga më pak se 100 dollarë më 1952 në mbi 10 mijë dollarë në vitin 2020 .

“Në Kinë ka mbi 400 milionë njerëz të shtresës së mesme, dhe ky numër vazhdon të shtohet, duke ofruar një treg gjigant që po rritet më shpejt se çdo në vend tjetër të botës,” thuhet në këtë dokument.
Vitin e kaluar Kina ishte vendi i parë që rihapi ekonominë pasi vuri nën kontroll COVID-19 dhe që shënoi rritje ekonomike, çka pasqyron forcën e ekonomisë kineze.
Dekada më parë, fermerët përbënin një pjesë të madhe të popullsisë. Por struktura e punësimit ka ndryshuar dhe 47.7 për qind e fuqisë punëtore tani është e punësuar në sektorin tretësor, ndërsa 61.6 për qind punon në qytete.

Vëmendje e posaçme I është ekosistemit. Kina ka shpallur se ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme dhe, pasi ka punuar për këtë me vite të tëra, ka pasur një sërë arritjesh.

Në vitin 2020 në qytetet në ose mbi nivel prefekture, 87 për qind e ditëve kishin cilësi të mirë ose të shkëlqyer ajri. Përafërsisht 90 % e tokës bujqësore dhe 93 % e ngastrave të tokës që ishin etiketuar më parë si të ndotura, u bënë të sigurta për përdorim.
Importet e mbetjeve të ngurta nga jashtë u ndaluan mbështetur mbi një planifikim të bërë vite më parë.
Kina kryeson në botë për sa i përket përdorimit të energjisë së re dhe ruajtjes së energjisë. Midis viteve 2015 dhe 2020, konsumi i energjisë për njësi të PBB-së ra me 13.2 për qind dhe lëshimet e karbonit me 18.8 për qind, theksohet në librin e bardhë.