Rritja enorme e çmimeve, AAK me 5 propozime emergjente ndaj qeverisë për dalje nga kriza

E publikuar: 09/03/2022 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku Besnik Tahiri ka folur për ngritjen e çmimeve në Kosovë dhe, sipas tij, mosveprimin e qeverisë karshi këtyre çmimeve.

Sipas Tahirit, situata është e jashtëzakonshme, përderisa qeveria këtë gjendje po e trajton sikur të jetë e zakonshme.

Në emër të AAK-së, ai i ka propozuar Qeverisë së Kosovës pesë pika, që do të ndikonin në lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në këtë kohë.

Këto janë pesë propozimet emergjente të AAK-së:

Kërkojmë që derisa të aprovohet ligji i pagave secilit zyrtar publik me vendim të qeverisë t`i ndahen nga 100 euro shtesë.Largimin e akcizës, përkohësisht për derivateKërkojmë që të ketë subvencionime shtesë nga Ministria e Bujqësisë për ata që sigurojnë grurin e miellin, përmes riorganizimit të buxhetit të Ministrisë së BujqësisëTë rritet paga minimale në Kosovë, vendim për pagën menjëherëTashmë këtë e kemi në procedurë për Kushtetuese, tarifat e reja të energjisë, të ketë veprime urgjente.