Rritja ekonomike e Kosovës, realiteti i pabarazisë dhe sfidat për pjesën më të madhe të popullsisë

E publikuar: 21/03/2025 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Shenoll Muharremi

Qiky shefi i FMN-së a paguhet me pagë e standard të Kosovës apo me të jashtme. Me pas pagen 5000 euro, tybe ska vend ma të mirë. Po provo njo 2-3 muaj me 400-500 euro në muaj e hajde kallxona për rritjen ma të madhe ekonomike në Europë. Çka je tu folë kështu?

Tregoje kontekstin, që fjala është për ekonominë më të vogël e varfër të rajonit dhe Europës. Sa janë të hyrat për kokë banori? Cilat janë mundësitë? A po dalin me qindra mijëra njerëz jashtë vendit që është ekonomia e fortë a prej vështirësive? Pse po zbrazen fshatërat e importi i mallrave është mbi 5 miliardë në vit?

Kur e paguan faturën e rrymës 100 euro në muaj me pagë 5,000 euro është vetëm 2%, e kur e paguan me 500 euro pagë, është 20% e pagës.. Ncncncnc

Ja çka paska deklaru, nëse nuk e kanë keqpërdorë fjalën e tij:

“Shefi i Misionit të FMN-së, David Amaglobeli, përgëzoi Qeverinë dhe BQK-në për progresin dhe theksoi se Kosova është prej shteteve me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë.”