Përpos rritjes së çmimit të faturës në energji elektrike, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje enorme të çmimeve në secilin produkt.
Ajo çfarë ishte tejet shqetësuese ishte rritja e çmimit të vajit brenda ditës në një masë të jashtëzakonshme.
Reklama siç duket si shkak i kësaj situate të krijuar, kryeministri i vendit, Albin Kurti vendosi që sot të vizitojë pikërisht fabrikën “Floil” në Gjilan e cila bënë prodhimin e vajit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizitojnë fabrikën “ Floil” në Gjilan në ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe Kurti dje rritjen e çmimeve është munduar të arsyetojë me situatën e krijuar në Ukrainë.