Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë

E publikuar: 07/10/2021 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja e çmimit të derivatëve në shumë vende të Evropës duket se ka filluar të përcjellet edhe nga naftëtarët kosovarë.

Brenda pak ditësh janë vërejtur lëvizje të çmimit të naftës e benzinës.

Kështu, 1 litër naftë ka arritur në 1.24 euro, derisa litra e benzinit 1.27 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se kriza në vendet evropiane ende nuk e ka prekur Kosovën, ndonëse nuk e ka mohuar që mund të ketë lëvizje të çmimeve në treg.

Megjithatë ai thotë se çmimet reale nuk shkojnë përtej asaj siç ka qenë para krizës, ku 1 litër naftë tregtohej me 1.20 euro dhe benzina me 1.22 euro