Rritet rreziku kardiak, çdo vit 7 mijë raste të reja në Shqipëri

E publikuar: 09/05/2016 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pacientët me insuficiencë kardiake apo mosfunksionim normal të zemrës, po shtohen ndjeshëm në Shqipëri për shkak të mos trajtimit të tensionit të lartë, apo sëmundjeve të tjera, të cilat dëmtojnë zemrën.

Specialistët thonë se shtohen çdo vit 7000 raste të reja, ndërkohë që theksojnë se kjo sëmundje po haset shpesh edhe tek të rinjtë, ndonëse më parë njihej si sëmundja e personave 65 vjeç.

Sipas specialistëve, insuficienca kardiake nëse lihet e patrajtuar çon në humbjen e jetës së pacientit brenda 5 viteve. Përmirësimi i stilit të jetës sugjerohet nga mjekët kardiologë.

Mjekët sugjerojnë, rënien në peshë, lënien e duhanit, ulja e tensionit arterial, lëvizjet fizike, të gjitha këto çojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës që të mos arrihet insuficiencë kardiake

Për të moshuarit, mjekët kërkojnë që të ndjekin në mënyrë korrekte kurat që u jepen për trajtimin e tensionit, apo sëmundjeve të tjera, të cilat ndikojnë në mbingarkesën e zemrës. Madje, edhe një grip nuk duhet lënë pa u trajtuar pasi përkeqëson shëndetin.