Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Itali

E publikuar: 01/07/2020 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 181 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 34 mijë e 788 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas të dhënave nga Ëorldmeter.

Në anën tjetër, Gadishulli ka raportuar edhe 182 raste të reja me COVID-19 të mërkurën. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali aktualisht është 240 mijë e 760.

Deri më tani, nga koronavirusi në shtetin evropian janë shëruar 190 mijë e 717 persona. /GS/