Rritet numri i tifozëve në Serie A, skuadrat e Milanos kanë arritur progres

E publikuar: 21/11/2017 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej disa vitesh futbolli italian duket se ka qenë në gjumë, e kjo është vënë re edhe me largimin e tifozëve nga shkallët e stadiumit.

Kësaj i shtohet dhe mos kualifikim i kombëtares për në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Por statistikat tregojnë se në këtë sezon ka një shtim të tifozëve që ndjekin ekipet e tyre nga shkallët e stadiumit.

Një përmirësim mjaft i rëndësishëm që mund ta rikthej Serien A në krye.

Dy skuadrat e Milanos janë ato që kanë sjellë rritjen më të madhe të numrit të spektatorëve në këtë sezon.

Për ngritje mund të mburren edhe Roma, Napoli e Lazio, që po zhvillojnë një kampionat mjaft të mirë.

Juventusi mbetet në shifrat e sezonit të shkruar, duke qenë skuadra e vetme në Serie A që e mbush stadiumin.

Por kapacitet i Allianz Stadium është mbi 40 mijë, dukshëm më i vogël se i skuadrave tjera. /Telegrafi/