Rritet numri i aksidenteve tragjike, 59 të vdekur brenda gjashtë muajve

E publikuar: 12/08/2016 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i aksidenteve në komunikacion ka shënuar rritje të madhe krahasuar me vitet e kaluara.
Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti janë shkaktuar gjithsej 10 313 aksidente, prej tyre 55 kanë përfunduar me fatalitet, duke lënë 59 të vdekur, shkruan sot Koha Ditore.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, krahasuar me këtë periudhë kohore të vitit të kaluar, sivjet ka pasur 910 aksidente më shumë.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Policia ka shqiptuar 195.088 tiketa përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 179.895 tiketa të shqiptuara.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës rregullisht ka ndërmarrë masa në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor.