Rritet në 5 numri i të vdekurve në sulmin afër ambasadës amerikane

E publikuar: 29/08/2017 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka konfirmuar se pesë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në shpërthim, raporton TOLOnews, përcjell Express.

Shpërthimi ndodhi sot rreth orës 10:00 në qendër të Kabulit. Njëri prej të vrarëve ishte roje në bankë, sipas zyrtarëve.

Banka, e cila ndodhet pranë Massoud Circle, po ashtu është afër ambasadës amerikane.

Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.