Më shumë se 1,300 pelegrinë humbën jetën mes nxehtësisë përvëluese gjatë pelegrinazhit të Haxhit këtë vit, tha Ministri i Shëndetësisë së Arabisë Saudite të dielën.
Duke folur për televizionin shtetëror, Ministri i Shëndetësisë Fahd bin Abdurrahman Al-Jalajel tha se 83% e viktimave ishin mes pelegrinëve të paautorizuar që ecën distanca të gjata nën diellin e nxehtë.
Mes viktimave përfshiheshin më shumë se 660 persona nga Egjipti, sipas dy zyrtarëve në Kajro, ka raportuar AP, transmeton Gazeta Express