Gjigandi Korean i elektronikës LG tha ditën e Premte se në tre mujorin e tretë fitimi operativ i kompanisë është rritur me 44% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Fitimi i LG për periudhën Korrik-Shtator raportohet 659.7 milion dollarë.
Të ardhurat e kompanisë ishin 13.2 miliardë dollarë.
Gjithashtu humbjet e kompanisë krahasuar me një vit më parë janë reduktuar ndjeshëm.
LG nuk tha detaje se çfarë ka ndikuar në performancën e tij. /PCWorld Albanian