Rritet importi i energjisë elektrike, ky është raporti me vitin e kaluar

E publikuar: 14/11/2025 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Importi i energjisë elektrike është rritur mbi 90 për qind në shtator të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas Agjencie së Statistikave të Kosovës në shtator të vitit 2025 janë importuar 316. 797 GWh ose 150.71 GWh më shumë se në shtatorin e vitit të kaluar sa ka qenë 166.726 GWh.

Në të njëjtën kohë ka pasur edhe rritje të eksportit të energjisë elektrike, me 134 për qind. Në shtator të këtij viti është eksportuar energji elektrike 268.217 GWh, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 114.341 GWh.

Sipas ASK-së, gjatë muajit shtator të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 444.92 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 348.667 GWh ose 1,47% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 5,84%.

Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2025 ishte 316.8 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 268.22 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërsa, prodhimi i thëngjillit për muajin shtator 2025 ishte rreth 515.61 mijë ton që paraqet një rënie prej 14,05% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

energjia elektrike