Rriten shifrat me Omicron në Evropë, shumë shtete regjistrojnë rekord të rasteve me Covid-19

E publikuar: 05/01/2022 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vala e variantit Omicron vijon të rrisë shifrat e infektimeve edhe në pjesën tjetër të Evropës. Britania e madhe raportoi mbi 218 mijë raste në 24 orët e fundit dhe 48 viktima të martën.60 për qind e personave mbi 12 vjeç dhe 75 për qind e atyre mbi 18, kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Në alarm janë dhe autoritetet italiane, ku në 24 orë u regjistruan mbi 170 mijë raste dhe 259 vdekje.Për të frenuar pandeminë po mendohen masa të reja, si shtyrja e hapjes së shkollave, puna nga shtëpia dhe vaksina me detyrim për mbi 60-vjeçarët.

Sakaq Qipro, bëhet vendi me numrin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë, me 2,505 raste për çdo 100 mijë banorë.Pas tij, renditen Danimarka, Irlanda, Greqia dhe Franca.