​Rriten kërkesat fillestare për papunësi në SHBA

E publikuar: 31/07/2025 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesa për papunësi për herë të parë u rrit me një mijë javën e kaluar në 218 mijë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës të publikuara sot.

Shifra ishte nën parashikimet e tregut prej 222 mijë dhe ishte pak më lart nga niveli i parishikuar i javës së kaluar prej 217 mijë.

Mesatarja lëvizëse katër-javore ishte 221 mijë, një rënie prej tre mijë e pesëqind nga mesatarja e parishikuar e javës së kaluar prej 224 mijë e 500.

Në qershor, ekonomia amerikane shtoi 147 mijë vende pune, më e lartë se parashikimet prej 111 mijë, raporton Anadollu, përcjell KoosvaPress.

Shkalla e papunësisë ra në katër pikë një për qind në qershor nga katër pikë dy për qind në maj, nën vlerësimet e tregut.