Ditën e Mërkure Google tha se do të rrisë çmimet e G Suite. Çmimet do të rriten mes 1 deri në 2 dollarë për përdorues në muaj për G Suite Basic dhe G Suite Business respektivisht.
Megjithatë rritja do të ndryshojë sipas monedhës lokale dhe tregut. Çmimi i G Suite Enterprise do të ngelet i pa ndryshuar.
Skema e re e tarifimit hyn në fuqi më 2 Prill ndërsa ato që kanë bërë abonime vjetore do të tarifohen me çmimet e reja kur kontrata të mbarojë.
Kjo është hera e parë që Google rrit çmimet e G Suite. Kompania beson se ka mjaftueshëm çfarë tu ofrojë përdoruesve.
Si video konferenca me Hangouts Meet, komunikim ekipesh me Hangouts Chat, më shumë hapësirë në Drive dhe mjete produktiviteti.
G Suite tashmë është një biznes i madh për Google. Kompania thotë se ka 4 milion biznese në G Suite. /PCWorld Albanian