Mediet ruse kanë raportuar se një gazetar që shkruante rreth korrupsionit, ne rajonin rus të Dagestanit, është kidnapuar dhe është rrahur rëndë.
Sulmi thuhet të jetë bërë si hakmarrje ndaj punës së tij si gazetar.
Gazetari, Vyacheslav Starodubets, raportohet se ishte kidnapuar në Derbent, nga katër persona të maskuar të cilët e kanë dërguar atë në mal, ia kanë mbuluar kokën dhe e kanë rrahur.
Starodubets është dërguar në spital me lëndime të rënda pasi sulmuesit e kanë kthyer në një hotel, ku fillimisht ia kanë thyer telefonin dhe e kanë lënë aty.
Në vitin 2014, Starodubets e ka themeluar një portal të titulluar “My Derbent”, ndërsa aty publikonte raporte për korrupsionin në nivel lokal.
Ai gjithashtu e mbante një blog të quajtur “Perla e Jugut”.
Ai e ka paraqitur rastin te prokurorët ruse./indeksonline/