Rrihen motrat në Malishevë, bëhen për spital

E publikuar: 08/04/2022 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Malishevë, motra ka sulmuar fizikisht motrën.

Rastin në polici e ka lajmëruar njëra prej tyre, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit, të dyja kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa e dyshuara është arrestuar.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”.