Rrëzohet pranë Norvegjisë avioni i mallrave, dyshohet për 2 viktima

E publikuar: 08/01/2016 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aeroplan është zhdukur pas ngritjes nga aeroporti i Londrës, duke lëshuar një sinjal emërgjent pranë kufirit norvegjez, vend ku është rrëzuar.

Mediat lokale raportojnë se ekipet emergjente suedeze kanë nxituar për në vendin ku ishte lëshuar alarmi rreth 15 milje larg nga kufiri norvegjez, nga po fluturonte pas ngritjes nga Aeroporti Heathrow.

Disa mbeturina të avionit u gjetën më vonë nga një avion norvegjez F-16.

Dy persona besohet të kenë qenë në bordin e avionit suedez, që transportonte mallëra.