Rrëzohet një avion në Filadelfia, raportohet se asnjë person nuk ka mbijetuar

E publikuar: 01/02/2025 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia.

Raportohet se avioni po kryente transportin e një pacientje 12-vjeçare, e cila është në mesin e viktimave.

Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të përfshihen nga flakët.

Siç shihet në pamjet, vendi ku avoni u rrëzua i ngjan një zone të bombarduar, ndërsa numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin për shkak se vendi ku ka ndodhur ngjarja është zonë e populluar.

Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se personat në bord ishin të gjithë nga Meksika.

Vajza në bordin e avionit kishte marrë kujdes mjekësor në SHBA dhe po kthehej në Tijuana, Meksikë, deklaroi Shai Gold, një zëdhënës i Jet Rescue Air Ambulance për NBC.

“Ajo luftoi shumë për të mbijetuar, dhe për fat të keq, kjo tragjedi gjatë rrugës për në shtëpi”, tha Gold.

Vajza shoqërohej nga nëna e saj. Ndërsa pjesë e ekuipazhit ishin edhe piloti, bashkëpiloti, një mjek dhe një ndihmës mjek, deklaroi zëdhënësi.