Rrëzohet kërkesa e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë

E publikuar: 10/03/2026 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 9 mars, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova , Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen rrëzoi në tërësi kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës thuhet se “në kërkesë ngriheshin pretendime për disa shkelje të bëra në Aktgjykimin e Apelit të shpallur në korrik 2025”.

Paneli rrëzoi të gjitha pikat e paraqitura nga Mbrojtja dhe konstatoi se “nuk ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë e Shalës, ligji penal ose procedurat dhe i deklaroi të papranueshme disa prej pikave”