Rrëzohet duke punuar, vdes në QKUK

E publikuar: 13/10/2023 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë pasi u rrëzua derisa ishte në vendin e punës, dhe si pasojë ai pësoi lëndime të rënda trupore.

Viktima ishte dërguar në QKUK dhe nga mjeku u konstatua vdekja e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së enjtes, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore, ishin edhe inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.