Rrëzohet derisa po punonte në një objekt në Prishtinë, iniciohet rast për “Punime të kundërligjshme”

E publikuar: 05/02/2022 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 39-vjeçar sot është lënduar pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese, në lagjen “Mati” në Prishtinë, derisa ishte duke punuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se punëtori që u lëndua është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.
Për këtë rast, sipas Policisë, me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme”.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.

Personi i lënduar, L. Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë ngjarje, me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar, si dhe, është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .

Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.