Rreziqet e planit ”B” për Gjykatën Speciale

10.04.2015 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rreziqet e planit ”B” për Gjykatën Speciale

Kosova nuk duhet të lejojë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të themelojë Gjykatën e Veçantë për krimet e luftës, thonë përfaqësuesit politikë dhe analistët në Prishtinë.

Sipas tyre, formimi i dhomave të veçanta për krimet e supozuara të luftës nga Kuvendi i Kosovës, por që do të udhëhiqeshin nga ndërkombëtarët, do të ishte një zgjidhje më e mirë.

Pavarësisht dallimeve në pikëpamjet politike mes pushtetit dhe opozitës, analistët besojnë se Kosova nuk ka një plan “B” për këtë gjykatë, pasi që një plan i tillë do ta shtyente çështjen drejt Këshillit të Sigurimit.

Analisti i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica, thotë se themelimi i dhomave të veçanta apo siç interpretohet si Gjykatë Speciale nga institucionet e Kosovës, pavarësisht rolit që do të kishin prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, ajo do të ishte një mekanizëm kushtetues i Kosovës.

Kurse, në rast se Kuvendi i Kosovës dështon ta themelojë atë, atëherë, sipas tij, paralajmërimet janë mjaft të qarta se këtë do ta bënte Këshilli i Sigurimit.

“Dërgimi i Gjykatës Speciale në agjendën e Këshillit të Sigurimit është seriozisht e rrezikshme për shtetësinë e Kosovës, është një hap prapa në kuptimin e afirmimit të shtetit sovran të Kosovës dhe do të përbënte një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm që do të mund ta ndalonte edhe më tutje procesin e njohjes”, ka thënë Korenica për Radion Evropa e Lirë.

Themelimi i një Gjykate të Veçantë ndërkombëtare për Kosovën, ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bazë të këtyre supozimeve, prokurori amerikan Clint Williamson, kishte zhvilluar edhe një hetim të gjerë.

Themelimi i gjykatës së veçantë për t’i ndriçuar këto pretendime, në Prishtinë po shihet edhe si mundësi për heqjen e kësaj barre mbi Kosovën që ka lënë ky raport i supozuar.

Analisti i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur besimin se Kuvendi do ta themelojë këtë Gjykatë të Veçantë, duke mos lënë asnjë hapësirë që një gjë të tillë ta bëj Këshilli i Sigurimit.

Në të kundërtën, ai thotë se shteti do të dështonte për tu ballafaquar me këto procese politike.

“Unë as nuk mund ta marr me mend që dhomat e veçanta të votohen nga Kombet e Bashkuara, përmes Këshillit të Sigurimit apo të futen në kornizën e Tribunalit të Hagës, sepse atëherë do të jetë një proces i pakontrollueshëm nga Kosova, por edhe nga miqtë e saj dhe do të ishte një proces i stërzgjatur, me dekada”, ka thënë Rashiti.

Ndërkohë, Fisnik Korenica, numëron tri raste mbi të cilat, Këshilli i Sigurimit do të mund të themelonte këtë gjykatë.

Që të trija, sipas tij, do të bazoheshin në Rezolutën e OKB-së 1244, e cila që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka mbetur nën hije, sado që është ende në fuqi.

“Këshilli i Sigurimit i ka tri mundësi: E para që ta themelojë një tribunal të veçantë për Kosovën, e dyta që këtë çështje t’ia referojë juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përkatësisht prokurorit të përgjithshëm të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe e treta, që ta ndërtojë një gjykatë përmes misionit të UNMIK-ut në Kosovë, e që do të ishte opsioni më i lehtë”, ka vlerësuar Korenica.

Nga pasojat e drejtpërdrejta, dështimi për themelimin e kësaj gjykate, sipas analistëve, do të reflektonte në “shtyrjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pastaj në mosnënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian si dhe në proceset tjera integruese”.

Opozita në Kuvendin e Kosovës tashmë është deklaruar se nuk do t’i mbështes amandamentet e propozuara nga Qeveria për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Partitë opozitare vlerësojnë se “kjo gjykatë cenon autonominë e gjyqësorit në Kosovë si dhe dëmton imazhin e luftës për liri dhe pavarësi”.

Por, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kishte deklaruar se dhomat e veçanta të prokurorisë dhe gjykatave, nuk do të cenojnë autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe se ato do të merren me raste individuale.

“Ne besojmë shumë në pastërtinë e luftës së UÇK-së, prandaj sjellja e individëve, që eventualisht mund të kenë bërë krime gjatë luftës apo pas luftës, nuk mund të identifikohen me luftën e pastër çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Themelimi i Gjykatës Speciale për krime të luftës, pasoi letërkëmbimin ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, në prillin e vitit 2014.

Mbi bazën e këtij letërkëmbimi, Kuvendi i Kosovës me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime kishte miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, tani mbetet që pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me amandamentet e propozuara nga Qeveria, fillimisht Kuvendi i Kosovës t’i miratojë ndryshimet kushtetuese para se të procedohet tutje me ligjin për themelimin e këtyre dhomave të veçanta.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet