Rreziku nga shtrirja e radikalizmit në burgje

18.06.2016 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rreziku nga shtrirja e radikalizmit në burgje

Personat e dënuar për veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin, gjatë vuajtjes së dënimit në institucionet korrektuese, mund t’i indoktrinojnë të dënuarit tjerë, që vuajnë dënimet për vepra penale ordinere, vlerësojnë ekspertët e fushës së sigurisë, si dhe ekspertë të fushave të sociologjisë dhe psikologjisë në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë.

Sipas tyre, në Kosovë, në Shërbimin Korrektues, i cili administron burgjet, nuk ka ndonjë sistem edukues dhe në mungesë të kapaciteteve, nuk ekziston mundësia e ndarjes fizike e të dënuarve për vepra që ndërlidhen me terrorizmin dhe atyre për vepra kriminale ordinere.

Florian Qehaja, drejtues i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se praktikat e deritashme kanë treguar që mënyra se si është shtrirë ideologjia ekstremiste është e tillë që mund të rekrutohen lehtësisht personat tjerë në burgje.

Kjo, sipas tij, ndodh duke u bazuar në predikimet e ideologjisë ekstreme që thonë se bashkëngjitja me këto grupe ekstreme, lehtëson qasjen në parajsë dhe për rrjedhojë, kërkohet angazhim i tyre i dhunshëm për siç huhet “shpëlarjen” e së kaluarës së tyre.

“Ata kanë një potencial të madh bindës, do të thotë për siç e quajmë ‘shpëlarje truri’ dhe si rrjedhojë, ata, veprimtarinë e tyre që e kanë bërë jashtë grilave, do të mund ta bënin dhe ne besojmë që tashmë e bëjnë, brenda grilave”.

“Kësisoj, personat të cilët fare nuk kanë të bëjnë me një ideologji të atillë fetare dhe që në anën tjetër kanë të kaluar kriminale, mund lehtësisht t’i nënshtrohen kësaj ideologjie. Kjo është parë edhe në shtetet tjera. Unë personalisht, kam drojë se kjo mund të bëhet edhe në Kosovë. Në momentin që këta persona të dalin nga burgu, ne do të kemi më shumë ekstremistë, më vonë, se sa që kemi tani”, thotë Qehaja.

Të motivuar për shtrirje të ideologjisë ekstremiste

Por, a kanë motive personave që vuajnë dënimin, në institucione korrektuese, për veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin, që të shtrijnë ideologjitë ekstremiste apo edhe të bëjnë rekrutime të reja?

Psikologu Dashamir Bërxulli, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se praktikat e deritashme në botë kanë treguar se, privimi nga liria, nuk është faktor qenësor i demotivimit të personave të tillë.

“Potencialisht, njerëzit që besojnë në një ideologji apo doktrinë të caktuar, kanë madje për detyrim që t’i shpërndajnë mendimet e tyre te të tjerët. Ata, jo vetëm që e kanë për detyrë, por edhe mund të pritet që ta bëjnë një gjë të tillë, pavarësisht nëse janë të dënuar, janë të lirë apo janë në ndonjë aktivitet tjetër jetësor. Në këtë pikëpamje, mendoj se shteti dhe institucionet duhet të veprojnë në mënyrë parandaluese”, thotë profesor Bërxulli.

Por, cilat janë mundësitë që të parandalohet ndikimi eventual i personave të dënuar, që kanë ideologji ekstreme, te personat tjerë që vuajnë dënimin në institucionet korrektuese, për vepra të tjera penale?

Qehaja thotë se ndarja fizik nuk është e mundur, marrë parasysh kapacitetet aktuale të institucioneve korrektuese në vend.

“Nuk ekziston mundësia që të bëhet një ndarje fizike, në mes praktikuesve të ekstremizmit të dhunshëm, të kësaj ideologjie, të cilën ne e kemi identifikuar, në njërën anë, si dhe të burgosurve tjerë. Mendoj që, përderisa ka një përzierje fizike në mes tyre, ne do të vazhdojmë të kemi probleme serioze në momentin që këta persona të lirohen nga burgu”, thekson Qehaja.

Profesor Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, thotë për Radion Evropa e Lirë që në institucionet korrektuese duhet ndryshuar qasja dhe trajtimi ndaj personave që vuajnë dënimin për vepra penale të ndërlidhura me terrorizmin.

“Të dënuarin për këtë vepër penale, ne nuk mund ta trajtojmë si një të dënuar ordiner dhe ta fusim brenda për brenda njerëzve, të cilët vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale, qofshin edhe vepra ordinere. Në këtë kontekst, mendoj që hapi i parë që duhet të bëjnë institucionet korrektuese në Kosovë, është fuqizimi me shërbime për trajtim psikologjik-social të këtyre njerëzve”, vlerëson Hasani.

“Terapi integruese” dhe qasje humane për deradikalizim

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, është në zbatim e sipër që nga viti i kaluar.

Edon Miftari, këshilltar për siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se objektivi i katërt i kësaj strategjie, ka të bëjë me deradikalizimin, rehabilitimin dhe integrimin e personave të radikalizuar ose të atyre personave që kanë pasur qasje në luftërat në Lindjen e mesme, si dhe personave të indoktrinuar me ideologji ekstremiste, të cilët përbëjnë rrezik për vete dhe për shoqërinë.

“Ne, aktualisht, me përkrahjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Institutit Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundim të ligjit, i cili është me bazë në Malta, jemi duke i hartuar 5 koncept-programe, të cilat kanë të bëjnë pikërisht me proceset e rehabilitimit. Besoj që këto do të jenë të gatshme për zbatim deri kah mesi i korrikut, kur ne do të kemi një ide dhe koncept, që do të mund të zbatohet”, shpjegon Miftari.

Ai shton se një nga këto koncepte ka të bëjë edhe me procesin e trajtimit të personave, të cilët janë duke e vuajtur dënimin në burg për vepra penale të terrorizmit.

Lidhur me këtë çështje, sipas tij, në javën e parë të muajit korrik Zyra e kryeministrit të Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundim të ligjit, do të organizojë punëtori, ku do të marrin pjesë zyrtarë të dikastereve të ndryshme të Qeverisë, institucioneve publike, atyre fetare dhe shoqërisë civile, të cilët janë të implikuar në zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Duke u nisur nga fakti që të drejtat e të burgosurve mbrohen me ligj, çdo qasje për trajtimin e të dënuarve për vepra që ndërlidhen me terrorizmin, duhet të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare, e posaçërisht me Konventat e Këshillit të Evropës.

Qehaja vlerëson se aspekti i deradikalizimit të personave që janë të dënuar për ndërlidhje me terrorizëm, është program më vete, në të cilin duhet përfshirë një varg faktorësh.

“Deradikalizimi, si një operacion, është i vështirë dhe është shumë i vështirë të bëhet vetëm me pjesëtarë të burgjeve. Por, kërkohet angazhim i Bashkësisë Islame, i imamëve në këtë rast, e kështu me radhë”, vlerëson Qehaja.

Psikologu Bërxulli shpreh mendimin se deradikalizimi dhe integrimi i sërishëm i personave të dënuar për vepra penale të terrorizmit, është i mundur.

“Unë mendoj se organet tona të sigurisë, të ligjit dhe shtetit, kanë nevojë për profesionistë të shërbimit mental, që të punojnë me një qasje tjetër, të afërt, me një qasje psikologjike dhe të nevojave emocionale, duke parë burimet dhe problemet që i kanë çuar te kjo situatë me këta njerëz dhe këto grupe, në mënyrë që të ndryshohet situata e tyre. Unë kam mirëbesim se një gjë e tillë mund të ndodhë”, konsideron Bërxulli.

Por, sociologu Hasani, thotë se duhet pasur kujdes në procesin e deradikalizimit të personave të dënuar për terrorizëm.

“Kjo nuk do të thotë se qasja humane ndaj të dënuarit, në këtë rast të kësaj kategorie, duhet të jetë ekstremisht humane. Gabimi është njerëzor dhe ata njerëz duhet të trajtohen me një humanizëm të matur”.

“Megjithatë, është e nevojshme që të ketë një qasje, kushtimisht e them, agresive, në kuptimin e përpjekjes për heqjes ose zbutjen e elementeve të indoktrinimit të këtyre njerëzve, qoftë edhe përmes formave të ndryshme të terapisë integrative”, sqaron Hasani.

Ndërkaq, Miftari thekson se në zbatimin e programeve për deradikalizimin e personave të dënuar për vepra terroriste do të përfshihen shumë faktorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

“Është shumë e domosdoshme që varësisht prej rrethanave dhe varësisht prej rastit, të kemi qasjen e duhur, që këta persona, nëse bëhet fjalë për ata që janë dënuar, në momentin që ata të lirohen, të jenë persona, të cilët do t’i rikthehen jetës së tyre normale dhe nuk do të jenë rrezik qoftë për të tjerët qoftë për veten e tyre, por të jenë pjesë kontribuuese e shoqërisë tonë”, shprehet Miftari.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë theksuar se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që u janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300, transmeton rel.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, në 8 muajt e fundit nga Kosova nuk është shënuar asnjë rast i shkuarjes në Siri apo Irak, për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe organizatës Al Nusra, organizata këto ndërkombëtarisht të shpallura terroriste.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti, ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti, ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes aksioneve të tilla

Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes aksioneve të tilla

Musliu: Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra

Musliu: Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra

Shqipëria tri stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO-Serbi

Shqipëria tri stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO-Serbi

Haxhiu ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Alush Gashit

Haxhiu ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Alush Gashit

Abdixhiku për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh, do të më mungosh shumë profë

Abdixhiku për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh, do të më mungosh shumë profë

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Haxhiu: Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor, u rikthyen kujtimet e rënda për shumë qytetarë

Haxhiu: Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor, u rikthyen kujtimet e rënda për shumë qytetarë

Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg

Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg

Kos kërkon stabilitet institucional, thotë se 2026 mund të jetë viti i Kosovës

Kos kërkon stabilitet institucional, thotë se 2026 mund të jetë viti i Kosovës

Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

Premton Kurti: Në mandatin e ardhshëm shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Premton Kurti: Në mandatin e ardhshëm shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

Musliu: Provokim direkt nga Kurti për ta nënshtruar Skenderajn

Musliu: Provokim direkt nga Kurti për ta nënshtruar Skenderajn

Pamje nga qendra e Skënderajt, qytetarët përballë pjesëtarëve të Njësisë Speciale: Për çka jeni ardhë…

Pamje nga qendra e Skënderajt, qytetarët përballë pjesëtarëve të Njësisë Speciale: Për çka jeni ardhë…