Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit, e paraparë të zhvillohet në “Maksimir” rrezikon të shtyhet.
Burime brenda FFK-së kanë thënë për KTV-në se ndeshja rrezikon të shtyhet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Stadiumi “Maksimir” në Zagreb, në të cilën është paraparë të zhvillohet takimi, e ka drenazhimin e dobët dhe nëse vazhdojnë të reshurat atëherë ndeshja mund të shtyhet për nesër.
Takimi ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të duhej të niste sonte në ora 20:45.



















