Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar edhe mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të Kamenicës. Dy ditë më parë mbështetje mori edhe nga Aleanca Kosovare e Re. Tash Vetëvendosjes i është rrezikuar epërsia dukshëm.
“Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës dega në Kamenicë”, thuhet në njoftimin e LDK’së për media.
Siç behët e ditur, kjo marrëveshje është bërë me pëlqimin e strukturave të dy subjekteve politike.
“… dhe është marrëveshja e dytë politike pas asaj me Aleancën Kosova e Re, për përkrahjen e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Komunës së Kamenicës Prof. Shaip Surdulli”.
Dy partitë politike së bashku me partnerin tjetër të koalicionit (AKR) pajtohen për bashkëpunim në të mirë të zhvillimit të gjithmbarshëm dhe përmasimin e jetës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës.
Kryetarin e Kamenicës për katër vjetët e ardhshëm do ta përcaktojë balotazhi, që zhvillohet më 19 nëntor, ndërmjet Qëndron Kastratit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Surdullit të LDK’së.