Siç kemi njoftuar edhe më herët, zjarri në disa zona të Bjeshkëve të Rugovës vazhdon të jetë aktiv.
Madje thuhet se FSK k fillur t’i evakuojë banorët e zonave më të afërta me zjarret, pasi që disa shtëpi po rrezikojnë djegien.
Banorët e larguar janë nisur drejt qytetit të Pejës, bëhet e ditur nga Express.
Përndryshe, vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.


















