“Rrezik i zgjerimit të konfliktit”- SHBA lëshon një paralajmërim serioz për luftën në Lindje të Mesme

E publikuar: 29/10/2023 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA po vëren një “rrezik në rritje” të hapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, në kohën kur përfaqësuesit iranianë vazhdojnë të kenë cak trupat amerikane të stacionuara në rajon.

“Jemi vigjilentë, sepse po shohim kërcënime të ngritura kundër forcave tona në të gjithë rajonin dhe po vërejmë rrezik të lartë të përhapjes së këtij konflikti në pjesë të tjera të rajonit. Po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta penguar dhe parandaluar atë,” deklaroi Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare për CBS-në të dielën, sipas CNN-it.

Javën e kaluar, SHBA-ja kreu sulme ajrore duke vënë në cak dy objekte të milicisë së mbështetur nga Irani në Sirinë lindore pas një serie sulmesh me dron dhe raketa kundër forcave amerikane në rajon, përcjell Gazeta Insajderi.

Sulmet ajrore ndaj objekteve të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupet e lidhura me to nuk rezultuan në asnjë viktimë, sipas vlerësimeve të SHBA-së.

I pyetur për sulmet e SHBA-së ndaj përfaqësuesve iranianë në rajon, Sullivan tha se “nëse sulmet vazhdojnë, ne do të përgjigjemi dhe mendoj se iranianët e kuptojnë mesazhin tonë”.