Rrezarta Krasniqi do të jetë sërish kandidate e LDK-së për deputete.
Këtë e ka bërë të ditur ajo në rrjete sociale.
Postimi:
Angazhimi ynë për Kosovën, për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet qytetarëve, do të bëhet realitet pas 28 dhjetorit.
Sot konfirmoj kandidaturën time për deputete, si vazhdimësi e angazhimit tim të përditshëm për një politikë me standarde, me moral dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ky nuk është një hap i ri, por forcim i rrugës që tashmë e kam ndjekur: t’i shërbej vendit me ndershmëri e vendosmëri.
E frymëzuar nga vizioni i Presidentit historik Ibrahim Rugova, besoj fuqishëm në politikë që bashkon, nuk ndan; që ndërton, nuk shkatërron. Ky vizion do të mbetet bosht i angazhimit tim publik.
Na priftë e mbara!

















