Rrethohet një objekt i vjetër në Prishtinë, rrezikohen qytetarët

E publikuar: 07/02/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrapa objektit të Komunës së Prishtinës, gjendet një objekt i vjetër në të cilin jetojnë 2-3 familje, më saktësisht ky objekt gjendet në rrugën “Agim Ramadani”.

Ky objekt për shkak të vjetërsisë, është rrethuar sot me “shirit”, sepse është i rrezikshëm për qytetarët, shkruan gazetablic.

Objekte të tilla në Prishtinë, nuk janë të pakta të cilat janë të rrezikshme për qytetarët të cilët kalojnë nga këto objekte.