Rreth 680 milionë euro janë borxhet që do të falen me ligjin për faljen e borxheve. Këto të dhëna i ka bërë të ditur zëvendës ministri i financave Agim Krasniqi, gjatë prezantimit të ligjit për faljen e borxheve në komisionin parlamentar për buxhet dhe financa.
Deputetët thanë se nuk është e drejtë qe bizneset e fuqishme që nuk kanë paguar obligimet ndaj ATK-së dhe doganave deri në fund të vitit 2008 të falen. Ata vlerësojnë se me faljen e borxhit të këtyre bizneseve krijon pabarazi tek bizneset.
“Sipas vlerësimeve të institucioneve gjegjëse shumë e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milionë euro, prej rreth 148 milionë janë borxh nga ATK-së, 6 milionë janë borxh ndaj doganave të Kosovës, 57 milionë euro borxh tatime në pronë dhe pjesa kryesore ka të bëjë me shumën rreth 465 milionë që janë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike”, tha Krasniqi.
Po ashtu Krasniqi ka treguar se kush do të mund të përfitoj nga ligji mbi faljen e borxheve.
Ndërsa, Naser Osmani, nënkryetar i komisionit për buxhet dhe financa ka kërkuar sqarime dhe ka thënë se 90 për qind nuk janë qytetarët që përfitojnë ku sipas tij janë bizneset që përfitojnë.
“Falja e borxheve që ka të bëjë me Administratën Tatimore dhe Doganën që është diku ka 154 milionë te dyta a nënkupton kjo që është fal atyre ndërmarrjeve që kanë bankrotuar dhe më nuk janë aktive në ekonomi. Këto që po e thoni që është 90 për qind për qytetarët nuk del 90 për qind në bazë të përqindjeve dhe të shumave që I keni dhënë nuk del po kishim pas dëshirë të jetë 100 për qind në shërbim të qytetarëve po të dhënat që i kemi përpara prej 680 milionëve 152 milionë falet sektori biznesor kjo do të thotë nuk është 90 për qind edhe këtë ndarje të biznesit a e keni bërë “, tha Osmani.
Ky ligj është votuar unanimisht nga komisioni, i cili do të shkon në kuvend. Po ashtu ky komisionin ka miratuar edhe raportin e vjetor të Trustit Pensional.