Mbi 18.500 euro janë dëmet e shkaktuara vetëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga protesta e fundit e mbajtur në Prishtinë, organizuar nga partitë e opozitës.
Në këtë ministri janë dëmtuar 14 vetura zyrtare dhe janë thyer xhamat e dritareve të ndërtesës, thotë për Radion Evropa e Lirë, Adem Gashi,udhëheqësi i zyrës për informim.