Kryesore

Rrënqethëse: Nëna e 26 vjeçarit: E rrita me thërrime, ma masakruan grekët

12.05.2016 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrënqethëse: Nëna e 26 vjeçarit: E rrita me thërrime, ma masakruan grekët

Djalin që e rrita me një mijë halle ma vranë barbarisht në Greqi. Kisha dy vjet pa e parë dhe më kishte tretur malli për të. Pas lajmit të kobshëm për humbjen e dritës së syrit, jeta ime është shkatërruar. Më vjen të çmendem kur mendoj se çfarë i bënë kriminelët Bledit tim. I lutem dhe i përgjërohem shtetit që të më sjellë trupin e tim biri, të paktën të ketë një varr ku ta qaj”.

Kështu u shpreh dje Adelina Terpollari, nëna e 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili mëngjesin e së hënës u gjet i masakruar në fshatin Gliki të Igumenicës në Greqi. Që në momentin që kanë mësuar lajmin për vrasjen e djalit, familja Terpollari në fshatin Backë të Skraparit ka hapur dyert e mortit. Në shtëpinë njëkatëshe të prindërve të viktimës, dje, hynin e dilnin njerëz për ngushëllim.

Pjesëtarët e familjes së 26-vjeçarit jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shprehen se nuk munden të gjejnë ngushëllim pas gjëmës që u ra mbi kokë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 55-vjeçarja Adelina Terpollari tha se Bledari ishte larguar nga banesa që kur ishte 18 vjeç dhe kishte emigruar në Greqi. “Me Bledin flisja një herë në muaj në telefon. Më thoshte që punonte si çoban në Greqi, por asnjëherë nuk na kishte ndihmuar, nuk na çonte para”, pohoi nëna e viktimës.

“Lajmin e kobshëm e mora vesh nga televizori. Nuk doja ta besoja se personi për të cilin flitej ishte im bir. Por, kur dëgjova emrin, ma ndjeu zemra se bëhej fjalë për Bledin tim (qan). Ma vranë dhe ma masakruan djalin që e kam rritur me një mijë halle. E kam rritur me thërrime buke. Zemra ime është përvëluar, pasi më morën dritën e syve. Unë prisja ta takoja djalin, pasi më kishte marrë shumë malli, ndërsa tani po e pres të më vijë në arkivol. Është e tmerrshme kjo që ndodhi! Vetëm një zemër nëne e di gjëmën që më ka rënë përsipër”, shprehet mes lotësh nëna e të riut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje