Rrëmbimi i policëve, Abdixhiku Kurtit: Dobësi thirrja për ndihmë nga aleatët pasi je poshtëruar

E publikuar: 14/06/2023 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri nga forcat serbe, duke thënë se për lirimin e tyre, “bashkërendimi dhe përafrimi me aleatët është i paalternativë”.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti, të cilit i ka thënë se “dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.

Kosova nuk e meriton një ditë të tillë. Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku.