Rrëmbim si nëpër filma n’Prishtinë, Policia del me detaje

E publikuar: 14/11/2023 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është rrëmbyer para dy ditësh në Prishtinë, ku dyshohet të jetë marrë peng nga dy të rinjë, një 20 dhe një 22-vjeçar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke treguar se të dyshuarve u janë konfiskuar disa gjëra të jashtëligjshme.

Komunikata e plotë:

Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për disa vepra

Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, mbrëmë kanë arritë të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprat:

-Privim i kundërligjshëm nga liria,

– lëndim trupor dhe

-vetëgjyqësi.

Rasti është raportuar me datën 12.11.2023, nga ankuesi (mashkull), i cili është rrëmbyer dhe dërguar në një lokacion, ku nën kërcënimin e armës është sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar si dhe i janë marë një veturë dhe një telefon.

Personat e dyshuar:

– A.K, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– A.P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në tri lokacione, ku përveç provave që ndërlidhen me rastin është gjetë dhe sekuestruar:

– një pushkë ajrore

-një thikë

– një telefon (i është kthyer ankuesit)

-një veturë ( i është kthyer ankuesit).

Gjithashtu nga policia është sekuestruar edhe automjeti i të dyshuarve i cili është i pëfshirë në rast.

Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili është i identifikuar.