Rrëmben ish të fejuarën, policia arreston dy persona në Ferizaj

E publikuar: 10/08/2017 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën rreth orës 07:30 në Ferizaj, dy persona kanë futur me forcë në veturë viktimën-femër. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, (M.H. 29 vjeç) që dyshohet se ka qenë ish i fejuari i viktimës (A.A) dhe i arrestuari tjetër është (Z.R. 33 vjeç).

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarve iu është shqiptar masa e mbajtjes për 48 orë, thotë policia, transmeton Express.

Këtu mund ta lexoni komunikatën e plotë të policisë:

Pas një pune operativo – hetimore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, e kanë arrestuar sot edhe të dyshuarin kryesor, (M.H.   29 vjeç),   lidhur me rastin e “Rrëmbimit”, të ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Ferizaj.

Mbrëmë, ndërkaq, policia kishte arrestuar të dyshuarin, (Z.R.  33 vjeç), i cili e kishte ndihmuar të dyshuarin, (M.H.) në kryerjen e veprës penale.

Të dyshuarit, dje reth orës 07:30 minuta,  me forcë e kishin futur në veturë viktimën, (A.A.). Raportet e para thonë se i dyshuari, (M.H.) dhe viktima  vite më parë kishin qenë të fejuar.

Në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarve iu është shqiptar masa e mbajtjes për 48 orë.